Bardhi: Kongresi i PS shpenzim marramendës

Bardhi: Kongresi i PS shpenzim marramendës

397
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka folur për Kongresin e PS të zhvilluar ditën e sotme. Bardhi është shprehur se për këtë Kongres është bërë një shpenzim marramendës, por sipas tij, nuk arriti qëllimin propagandistik që dëshironte kryeministri Edi Rama. I ftuar në News24, Sekretari i Përgjithshëm i PD, thekson se Rama e ka humbur qetësinë dhe tashmë ka vetëm urrejtje për opozitën.

 

Sipas tij, Rama u tallë me popullin kur foli për papunësinë në Shqipëri, pasi shumë qytetarë shqiptarë janë larguar nga vendi në drejtim të vendeve të Europës.

 

Bardhi theksoi se opozita do të futet në zgjedhje vetëm nëse garantohen zgjedhje të ndershme dhe pa ndikime të faktorëve kriminal për blerjen e votës.

 

“Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagadinstik, një mbledhje partia që tentuan ta kthejnë në shfaqje e nuk e bënë dot. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë, e ktheu në fajlim urrejtje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, sic bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi. Ajo që Rama transmetoi tregon se ka një problem me veten e logjikën. Nuk jemi në këtë betejë për të fituar pushtet. Jemi në një betejë pasi çmojmë se Kuvendi nuk është në rrugën e duhur. Kanë dalë fakte tronditëse që tregojnë mënyrën si qeveria ka siguruar pushtetin. Beteja jonë është për shkëputjen e zgjedhjeve nga diktati i krimit të organizuar. Kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të përcaktojnë shqiptarët alternativën për drejtim. Të kemi zgjedhje ku dikton vullneti i qytetarëve. Rama sot u tall me shqiptarët, ndërsa foli për numrin më të ulët të papunësisë, kur shqiptarët masivisht po largohen për shkak se nuk sigurojnë dot bukën e gojës”,- u shpreh Bardhi/