Banorët e Unazës së Re marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Banorët e Unazës së Re marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

410
0

Banorët e Astirit po marshojnë drejt Policisë së Tiranës në mbështetje të personave të ndaluar nga policia pas protestës përballë Parlamentit. Ashtu sikurse edhe në protestat e mëparshme, edhe në marshimin e sotëm, ata mbështeten nga përfaqësuesit e opozitës. Kujtojmë se banorët e Astirit janë në ditën e 138-të të protestës së tyre, pasi banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”. Ata kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga vendimi për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.