Banka Botërore: Puna në të zezë, Shqipëria e para në rajon

Banka Botërore: Puna në të zezë, Shqipëria e para në rajon

351
0

Banka Botërore bëri të ditur se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë.

Vitin e kaluar u hapën rreth 68 mijë vende pune, krahasuar me 231 mijë vende pune në vitin paraardhës. “Shqipëria dhe Mali i Zi raportuan rritjen më të madhe të vendeve të punës në rajon, me 3.3 përqind secila, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 2.1 përqind”, thotë raporti. Shumica e vendeve të reja të punës u krijuan në industri dhe shërbimeve, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Raporti vëren se punësimi informal, një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës të Ballkanit Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore, por ra në Serbi. Sipas të dhënave, Shqipëria ka informalitetin më të lartë për sa i përket tregut të punës.

Raporti zbuloi se tatimi mbi të ardhurat e krahut të punës në Ballkanin Perëndimor është relativisht i lartë për punonjësit me pagë të ulët dhe për punëtorët me përgjegjësi familjare, që kanë persona të tjerë në varësi, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Punonjësit me pagë të ulët janë në një situatë edhe më të pafavorshme në tregun formal të punës sa i takon pagës së tyre neto dhe kostos relativisht të lartë të punësimit të tyre krahasuar me personat me të ardhura të mesme ose të larta.