“Banda Ruçi përgjaku Levanin”, reagon djali i Gramoz Ruçit: Iu bëftë mirë...

“Banda Ruçi përgjaku Levanin”, reagon djali i Gramoz Ruçit: Iu bëftë mirë era

696
0

Pasi u përfol se ishte përfshirë në sherrin e mbrëmshëm në Fier, ka reaguar djali i Gramoz Ruçit, Ledian Ruçi.

“Dedikuar portaleve të ngjitura pas brekëve të Xha Saliut, iu bëftë mirë era”, shkruan Ledian Ruçi.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi më herët se ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një i afërm i tyre.

 

“Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojne qytetare dhe përgjakin spitalin e Fierit.

 

 

Policia po manipulon çdo gjë. Dëshmite janë flagrante”, shkruan Berisha.

 

Por nuk ka nguruar të kthejë përgjigje dhe i akuzuari, Ledian Ruçi, duke lënë të kuptohet se ai nuk ka lidhje me sherrin në Fier, aq më pak të jetë dhe autori, i cili qëlloi mbi Aleksandër Zhapajn.

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy netë më parë në Fier. 5 persona janë plagosur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Aleksandër Zhapaj u transportua drejt Traumës. Tre të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.