Ballkani, midis mirazheve te ardhshëm dhe fantazmave të kaluara

Ballkani, midis mirazheve te ardhshëm dhe fantazmave të kaluara

590
0

Intervistë me Inoslav Beshker

Marrëveshja e Dejtonit e 1995 ia arriti në qëllimin e paracaktuar: të mbyllë plagët e përgjakshme e shkaktuara nga përleshjet vëllavrasëse në vitet e mëparshme dhe të paqëtojë territorin boshnjak, skenar spastrimesh etnikë dhe krimesh të tmerrshme të kryera ndaj popullsive që banon aty. Më shumë se 20 vjet nga përfundimi i luftërave në Jugosllavi, që i sanksionuan shkatërrimin e plotë, republikat ballkanike e shpallura të pavarura nuk kanë arritur asnjëherë që të integrohen plotësisht në realitetin europian, fajtorë edhe efektet e krizës ekonomike që ende sot po e pengojnë Kroacinë, Serbinë dhje Slloveninë që të avancojnë më ritëm të plotë në rrugën e mirëqenies sociale. Pikëpyetjet janë ende të shumta, po të kihen parasyqsh siguritë e pakta mbi të cilat mund të mbështeten këto vende të reja. Kroacia, Sllovenia dhe, para pak kohësh, Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s, në kundërshtim nga Serbia e Aleksandër Vuçiçit, akoma e bindur në ndërmarrjen e rrugës së integrimit të plotë europian boll duke mos hequr dorë nga ruajtja e e pandryshuar e lidhjeve të qëndrueshme ekonomike, politike, strategjike e kulturore të mbajtura gjithmonë me Rusinë. Bosnje Hercegovina (komuniteti mysliman i së cilës rezulton që të jetë ende një fidanishte e rëndësishme e foreign fighters për Shtetin Islamik) vazhdon që të luajë rolin e buffer state të imponuar nga Dejtoni, duke mos dhënë as përshtypjen minimale se mund ta forcojë entitetin e vetë shtetëror në kuptimin autonom, ndërsa përplasjet e kohëve të fundit midis Beogradit dhe Prishtinës (lidhur me ndalimin e trenit Beograd – Mitrovicë), pse jo edhe situata politike ende e paqetësuar e Republikës së Maqedonisë, lënë që të duken perspektiva gjithnjë e më problematike: fantazmat e së kaluarës, bashkuar me mirazhet e së ardhmes, mund të degradojnë sërish situatën, me më shumë arsye në të cilën niveli i vigjilencës të ulej më tek si nga Europa, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare pikërisht në këtë periudhë historike, në të cilën ato që zenë vend të parë në kronika janë kryesisht vështirësitë strukturore të Bashkimit Europian, avancimi i Rusisë në një skakierë ndërkombëtare gjithnjë e më shumë multipolare dhe kriza siriane. Për këtë dhe shumë tjetër kemi biseduar me Inoslav Beshker, korrespondent i së përditshmes kroate “Jutarnji List”, si edhe pedagog pranë universiteteve të Bolonjës, Napolit, Zgrebit Splitit dhe Dubrovnikut.

 

Në Kroaci vazhdon të mbizotërojë afera “Agrokor”. Shtypi kroat thekson se dy kolosët bankarë rusë si Sberbank dhe VTB mund të jenë të interesuar të blejnë titujt e kësaj kompanie të madhe ushqimore…

 

Më shumë se çdo gjë tjetër, Sberbank duket se është i interesuar të “shtrydhë” Agrokor më shumë sesa t’i blejë titujt. Rasti Agrokor mund të sigurohet më shumë unik sesa i rrallë: bëhet fjalë për një kompani me përmasa të mëdha për standardet tona, që numëron gjithsesj rreth 60000 punonjës jo vetëm në Kroaci, por edhe në Serbi, Bosnje e Slloveni. Xhiroja e saj përfaqëson rreth 17% të PBB-së kroate. Kjo do të thotë se nëse Agrokor do të “sëmurej”, e gjithë ekonomia kroate do të vuante. Është në diskutim ideja e ruajtjes së një kompanie me një dekret të ngjashëm me ligjin “Prodi ter”, domethënë atë që mundësoi vite më parë shëptimin e kompanisë Parmalat me Enrico Bondi në cilësinë e komisarit qeveritar. Në këtë mënyrë, dëshirohet të shmanget falimentimi dhe bllokimi pasues i aktiviteteve të kompanisë, duke i dhënë 2 vjet kohë për rikualifikin e vetes dhe, ndërkohë, duke ruajtur vendet e punës e të gjithë “zinxhirin ushqimor”, si në kuptimin letrar, ashtu edhe në atë ekonomik.

 

Moska është akuzuar shpesh periudhën e fundit se dëshiron të ndërhyjë në mënyra të ndryshme në politikat dhe në ekonomitë e vendeve europiane. Prejardhja e blerësve të mundshëm të Agrokor (domethënë dy institute bankare fuqimisht të lidhur me Kremlinin) ka shkaktuar preokupime të veçanta pranë Zagrebit?

 

Do të thoja se ky problem nuk është paraqitur akoma. Nuk besoj se Sberbank ka synim që ta blejë Agrokor, edhe pse nuk bëhet fjalë për kreditorin e vetëm në valle. Ama besoj se qeveria ruse ka tentuar, në këtë kuptim, që t’i luajë letrat e saj, veçanërisht kur Anvar Azimov, ambasadori i Federatës Ruse në Kroaci, me një ton disi prej guvernatori ka deklaruar se shteti rus nuk do të ndërhyjë më në ndihmë të Agrokor nga momenti që presidenti i kompanisë kishte refuzuar ta vizitonte. Këto deklarata kanë shkaktuar si efekt uljen e mëtejshme e rating të kompanisë, për zhgënjimin e vetë Sberbank. Në cilësinë e gazetarit, e kam nënvizuar sesi kjo është një prej mënyrave me të cilat Rusia tenton të destabilizojë vendet e Bashkimit Europian, por ky mbetet vetëm një supozim i imi.

 

Çfarë mendoni për pozicionet tejet të “vagullta” të avancuara kohët e fundit nga Serbia? I referohem tentativës nga ana e Beogradit për të aderuar në Bashkimin Europian, megjithëse duke ruajtur të paprekura lidhjet e rëndësishme kulturore, ekonomike dhe ushtarake që mban gjithmonë me Rusinë, me arsye akoma më të madhe pas fitores dërrmuese elektorale të arritur nga Aleksandar Vuçiç në presidencialet e 2 prillit…

 

Të vagullta? Përkundrazi, besoj se ky është një qëndrim tejet koherent. Do të thoja se bëhet fjalë për një pozicion “ekuilibrist”. Jo rastësisht zgjedh ta përdor këtë term, nga momenti që Serbia është e krahasueshme me një ekuilibrist që tenton të ecë mbi një litar. Për të ruajtur ekuilibrin e sposton peshën nganjëherë djathtas, nganjëherë majtas. Praktikisht ky qëndrim mund të duket i “vagullt”, por nëqoftëse nuk operohet në këtë kuptim rrezikohet rëndshëm që të bihet nga litari. Është një qasje që të kujtoj atë të adoptuar në kohën e Jugosllavisë nga Marshalli Tito, i cili qe i aftë të krijojë një “rrugë të tretë” në kuptimin e vërtetë të fjalës me paangazhimin, alternativë ndaj dikotomisë Lindje – Perëndim, ndëtsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet akoma për politikën aktuale serbe. Është interesante të vërehet sesi Vuçiç ka zgjedhur të heqë dorë nga posti i Kryeministrit për të mbuluar një rol përfaqësimi si ai i Presidentit të Republikës. Parasëgjithash, besoj se në rast se Nikoliçi nuk do të ishte konfirmuar President, Vuçiçi do të kishte pasur jo pak kokëçarje me një presidencë me ngjyrë të ndryshme nga ajo e tij. Në radhë të dytë, është e lehtë të shikohet sesi në këtë mënyrë ai mund të njihet edhe si President i Republikës, edhe si shef qeverie, sipas modelit që ka përdorur Milo Gjukanoviç në Malin e Zi dhe Vladimir Putin në Rusi. Në këtë mënyrë, Vuçiçi ka arritur që “me një goditje të vrasë dy zogj”: të kursejë kokëçarjet që do t’i vinin nga një President me një ngjyrë politike të ndryshme nga e tija dhe, njëkohësisht, të konfirmojë e forcojë forcën e vet politike personale, nga momenti që në zgjedhjet presidenciale nuk votohet për partinë, por për individin.

 

Krijimi i kohëve të fundit i datës së festimeve të përvjetorit të lindjes së Republikës Srpska nga ana e autoriteteve të Banja Lukës në Bosnje Hercegovinë ka ngjallur polemika të ashpra, duke kontribuar në daljen në sipërfaqe e konflikteve të vjetra asnjëherë të paqëtuara krejtësisht midis Beogradit e Zagrebit në territoret boshnjake, teatër krimesh të tmerrshme gjatë luftërave jugosllave të viteve Nëntëdhjetë. Çfarë rreziqesh ekzistojnë në rastin ku Europa ose, më në përgjithësi, bashkësia ndërkombëtare e ulin nivelin e vigjilencës lidhur me Ballkanin?

 

Ky nivel vigjilence tashmë është ulur. Sipas mendimit tim, do të kishte qenë më mirë të integrohej shumë më parë Bosnje Hercegovina në diskutimin politik ndërkombëtar që të mund të kushtëzoheshin politikat e saj, gjë që sot rezulton e vështirë. Duke folur për Bosnjen, problemi qëndron në faktin që nuk flasim vetëm për politikat e Serbisë e të Kroacisë. Përkundrazi, qysh nga 2000 Zagrebi është çinteresuar fuqimisht për kroatët e Bosnje Hercegovinës, edhe pse kjo nuk mund të pohohet përsa i përket HDZ-së, lëvizja me të njëjtin emër e kroatëve të Bosnjes nuk është për t’u konsideruar vetëm si një imitim i thjeshtë i origjinalit kroat, por si një parti në vetvete, deri e vendosshme pak më djathtas se HDZ-ja në pushtet në Zagreb. E njëjta gjë mund të thuhet për Republikën Srpska, ku autoktonët konsiderohen “më serbë” se serbët akoma sot banojnë në Serbi. Ideja e Republikës Srpska të Bosnjes ishte ajo e krijimit të një entiteti autonom që më pas duhej t’i bashkohej Beogradit në rastin ku Kosova do t’i aneksohej Shqipërisë. Më shumë se asaj të Kosovës, situata e Bosnje Hercegovinës ngjan me atë të Krimesë, për sa edhe Bosnja rezulton të jetë një territori “tri – etnik”. Megjithatë, problemet e 15 – 17 viteve të fundit të Bosnje Hercegovinës janë krijuar nga brenda, pavarësisht nga Serbia e nga Kroacia. Nga ana tjeët, Bosnja aktuale mund të krahasohet me një sistem enësh komunikuese: sapo ngrihet niveli i tensionit këtu, ngrihet automatikisht edhe midis ekstremistëve në Kroaci e në Serbi; e gjitha kjo çon në fërkime të pashmangshme. Në dhjetor të 1995 Bosnje Hercegovina është ndalur nga lufta, por nuk janë hedhur themelet për një formimin e një shteti në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në Bosnje, shteti ekziston vetëm si “shtet i imponuar”, duke mbajtur parasysh se si stema, ashtu edhe flamuri i Bosnje Hercegovinës janë importuar nga Bashkimi Europian. Në Bosnje nuk ekziston një identitet territorial shtetëror, pothuajse asnjeri nuk ndjehet “boshnjak” ose, në çdo rast, numri i atyre që deklarohen “boshnjakë” është bile më i ulët se ai i atyre që deklarohej “jugosllav” në kohën e ish Jugosllavisë. Në Bosnje, njerëz që ndjehen kroatë mendojnë për atdheun e tyre, që nuk i ka shpërblyer akoma. Kurse myslimanët e Bosnjes nuk kanë atdhe, Turqia nuk është atdheu i tyre… Marrëveshja e Dejtonit ka pasur meritën që ta ndalojë atë kasaphanë dhe si dëshmitar i atyre ngjarjeve nuk kam sesi të mos them “Falë Zotit!”. Ama më duhet të pranoj se Bashkimi Europian nuk ka bërë asgjë për ta tejkaluar kufirin e vënë nga amerikanët në Dejton, domethënë atë të njohjes së 49% të territorit boshnjak, me një situatë që të kujton shumë atë të dy Koreve. Perspektiva, duket qartë, nuk është rozë. Çfarë duhet bërë? Mund të organizohet konferenca e radhës ndërkombëtare, si ajo e Gjenevës apo e Berlinit, por edhe kjo zgjidhje ka rezultuar false. Nëse do të kisha një përgjigje të qartë, do të kisha të drejtën e Çmimit Nobel për Paqen, me më shumë arsye se Barack Obama…

 

Në një farë mënyre, Turqia aktuale mund të shërbejë si “atdhe ideologjik” për myslimanët e Bosnjes?

 

Në rastin e Turqisë apo të Emirateve të Bashkuara, nuk besoj se mund të flitet për “atdhe ideologjik” në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është për t’u mbajtur parasysh se koncepti i islamit në realitet është shumë më universal sesa vetë koncepti i kristianizmit. Ne katolikët besojmë në një “Kishë të shenjtë katolike” (ku katholikos në greqisht është njëlloj me universalis në latinisht), domethënë në Kishën e njerëzve, jo të kombeve. Akoma më universal është islami, i lidhur me konceptin e Umma-së, domethënë komunitetin total të besimtarëve, të lidhur me detyrime solidare pavarësisht nga gjuha dhe nga etnia e tyre. Duke u bërë mysliman, bëhesh pjesë e Umma-së dhe nëse vërtet beson në sa përshkruhet nga Kurani je i detyruar që të ndihmosh materialisht të gjithë anëtarët e komunitetit. Këtu nuk bëhet fjalë për “ideologji” në kuptimin perëndimor të termit. Problemi qendron në faktin se kush beson vërtet në këto urdhërime, shpesh është edhe ekstremist …

 

Kroacia është anëtare e NATO-s nga 2009, Slovenia nga 2004, ndërsa para pak kohësh është bërë aderimi i Malit të Zi. Sa mund t’i vijë për mbarë e gjitha kjo stabilitetit të rajonit, duke pasur parasysh faktin se për momentin Serbia duket se nuk synon aspak të aderojë në Aleancën Atlantike?

 

Serbia, jam i sigurtë, nuk do të hyjë kurrë në NATO. Nuk besoj se problemet e vërteta mund të rrjedhin prej kësaj; këtu, ajo e NATO-s është një çështje anësore. Në të vërtetë besoj se pikat nevralgjike të zonës ballkanike në ditët e sotme janë Bosnja, Kosova dhe, akoma më shumë se më parë, Republika e Maqedonisë. Greqia dhe Turqia janë të dyja anëtarë të NATO-d, pot kjo nuk ka kontribuar që t’i riparojnë krejtësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike. Është për t’u mbajtur parasysh se, formalisht, Aleanca Atlantike është krijuar për të mbrojtur kufijtë e vendeve anëtare, por edhe për të kuruar interesat e këtyre vendeve që paguajnë në mënyrë që kjo strukturë të mbetet operative. Në këtë optikë nuk besoj se interesat strategjike të Kroacisë e të Malit të Zi mund t’i interesojnë realisht atyre që komandojnë. Nga një prizëm ngushtësisht ushtarak e strategjik, mendoj se Mali i Zi është i rëndësishëm për Grykat e Kotorrit dhe jo aq për një përdorim potencial strategjik nga ana e NATO-s, por thjesht për t’ia penguar përdorimin nga ana e forcave të tjera, ashtu siç ndodhi në periudhën midis dy luftërave botërore për Ishullin e Sazanit, i pushtuar për të shmangur që portet shqiptare të Vlorës dhe Durrësit të përdoreshin në funksion antiitalian. Besoj fuqimisht se, për stabilitetin e të gjithë zonës ballkanike, është themlore të operohet në mënyrë të përbashkët për të shmangur formimin e një shteti – mafie në Mal të Zi, në kundërshtim me sa fatkeqësisht duket se ka ndodhur në Kosovë. E di mirë se rreziku nuk qëndron në mentalitetin e malazezëve: kam dhënë mësim për vite në Campania, në Napoli, dhe e di shumë mirë sesa pjesa më e madhe e njerëzve nuk ka të bëjë aspak me Kamorrën, bile është viktimë e saj. Bërja e Malit të Zi një oaz paqeje mund të kontribuojë jashtëzakonisht shumë në stabilitetin e rajonit.

 

Me 12 korrik është parashikuar që të mbahet në Trieste samiti vjetor i Ballkanit Perëndimor në kuadër të “procesit të Berlinit”, në të cilën parashikohet prania e Kancelares Angela Merkel. Italia, duke qenë se luan në shtëpi, do të konfrontohet me disa vende të zonës ballkanike perëndimore, duke u propozuar si ndërmjetësja kryesore për një “tranzicion europian” të plotë të pjesëve të territoreve të ish Jugosllavisë, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Gjermaninë. Sipas mendimit tuaj, cilar janë perspektivat reale italiane në rajon?

 

Gjermania është bërë zëdhënëse e një parimi të thjeshtë: është më mirë t’i integrojë këto vende në brendësi të BE-së sesa t’i mbajë jashtë, edhe prej një parimi “higjiene politike” të thjeshte, më lejoni që ta përdor këtë term paksa të pështirë. Italia nuk i është kundërënë kurrë kësaj linje politike. Përkundrazi, në fillimvitet Nëntëdhjetë ishte shumë e interesuar për integrimin europian të Ballkanit edhe pse as nuk mund të konkurronte me Gjermaninë, as me Britaninë e Madhe në fushë politike perëndimore. Në thelb, kishte krejtësisht interes që të bëhej partneri i parë tregtar në të gjithë zonën ballkanike. Por, fatkeqësisht, besoj se Italia nuk ka arritur t’i luajë siç duhet shanset e saj. E pranoj se Roma ka investuar shumë për të paqëtuar dhe sjellë në rrugën e shtetit të së drejtës si Shqipërinë, ashtu edhe Malin e Zi, edhe vetëm për të mbrojtur një interes të vetin, domethënë atë për zhdukjen e rrugëve të trafiqeve të paligjshme midis dy anëve të Adriatiku. Por iniciativa adriatiko – joniane nuk ka prodhuar efektet e shpresuara: janë shpenzuar shumë resurse, por prodhohet pak, nuk has asnjë lloj efekti pozitiv as ndaj PBB-së, as ndaj stabilitetit të territorit. Besoj se Italia ka marrë një qëndrim tepër “konservator”, do të duhej të punonte më shumë për t’i mirëpritur këto vende nëse jo drejtpërsëdrejti në BE, të paktën në një paradhomë. Por, nga ana tjetër, Italisë nuk i kanë ecur gjërat mirë edhe për sa i përket Libisë. Dhe kjo, me sa duket, nuk duket se është një problem i Ballkanit…

 

(nga Geopolitica)