Babain desh e lë zemra kur sheh “djalin” duke u larë në...

Babain desh e lë zemra kur sheh “djalin” duke u larë në lavatriçe

418
0

 

Një baba përjetoi frikën më të madhe në jetë kur gruaja e tij vendosi një këmishë me fytyrën e fëmijës së tyre në lavatriçe.Ai mendoi se fëmija i tyre po lahej në lavatriçe.

 

Kur pa fytyrën e foshnjës së tij brenda makinës larëse, një baba nga Rusia për pak sa nuk pësoi  një sulm në zemër.

 

Në fund të fundit, tashmë ka histori të fëmijëve që në të vërtetë kanë hyrë në lavatriçe dhe janë mbytur.

 

Por, për fat të mirë, babai e kuptoi me kohë se në realitet ishte vetëm një këmishë me fytyrën e djalit të stampuar që gruaja e tij e kishte futur për tu larë.

 

Babai më pas e ndau foton e skenës që pa në lavatriçe në rrjetet sociale. Dhe duke treguar foton, ai shkroi një mesazh: “Ju lutemi, nëse keni ndërmend të lani këmishën tuaj të preferuar me fytyrën e fëmijës tuaj, vendosni një paralajmërim ose diçka …”.

 

Postimi i babait u bë viral në internet dhe kishte mbi 100,000 shikime dhe mijëra pëlqime. Përdoruesit e Internetit u mahnitën nga imazhi.

 

“Djema! Unë pothuajse pata një sulm në zemër me këtë foto!”

 

Një tjetër përdorues i Internetit komentoi: “Zoti im! Dhe, sqaroje në postim se çfarë është, isha me të vërtetë i frikësuar se kjo ishte e vërtetë.”