AXHENDA/  BASHA thërret aleatët në seline PD-së

AXHENDA/  BASHA thërret aleatët në seline PD-së

349
0

Lulzim Basha do të mbledhë sot aleatët e tij për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për axhendën e opozitës në muajt e ardhshëm.

Pas takimit me ambasadorin britanik Duncan Norman, lideri i PD-së do të diskutojë gjerësisht me krerët e partive të tjera të bllokut opozitar në orën 17:00 për çështjet e krizës politike, refuzimin e hapjes së negociatave nga BE, aksioni opozitar ndaj qeverisë etj.

Sot Basha kërkoi nga foltorja e PD-së që Edi Rama të japë dorëheqjen për shkak të dështimit të aprovimit të çeljes së negociatave për integrim në BE.