Avokatët francezë: Dëmshpërblimi për fotot topless të Kate Midddleton, i pamerituar

Avokatët francezë: Dëmshpërblimi për fotot topless të Kate Midddleton, i pamerituar

421
0

Kate Middleton përfitoi plot 92 mijë paund për fotot topless që iu publikuan teksa po merrte rreze dielli gjysmë e zhveshur. Edhe pse ndodhej në një rezidencë private, paparazët arritën të siguronin mjaftueshëm material. Edhe pse kjo ndodhi në 2012-ën, avokatët francezë kanë vendosur ta apelojnë çështjen këtë javë sepse thonë se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk i merituan £92,000 paundë dëmshpërblim sepse nusja tjetër në familjen mbretërore, Meghan Markle, ka pozuar për foto seksi. Në gjyq do të përdoren fotot e bashkëshortes së princit Harry duke u zhveshur teksa skuq hamburgerë për revistën Men’s Health në 2013. Videoja e quajtur “Hamburgerët në zgarë nuk janë dukur kurrë kaq të nxehtë me Meghan Markle” e tregon ish-aktoren duke hequr këmishën e pastaj duke pozuar përpara zgarës me pantallona të shkurtra. Përfaqësuesit e Closerit këmbëngulin se shuma e paguar duhet të rishikohet në përputhje me rastet e shkeljes së privatësisë, ku dëmshpërblimet zakonisht nuk kapërcejnë 100 paundët.