Avioni përplaset me helikopterin në Everest, 3 të vdekur dhe 4 të...

Avioni përplaset me helikopterin në Everest, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur

568
0

Tre persona humbën jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një avion i vogël pasagjerësh u përplas me një helikopter të parkuar në aeroportin e vetëm në rajonin Everest të Nepalit të dielën, thanë zyrtarët. Ngjarja ndodhi ndërsa avioni, Summit Air, ishte nisur nga aeroporti Tenzing-Hillary, përpara se të përplasej me një helikopter që ndodhej në pistë, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë, Raj Kumar Chhetri. Në aksident humbën jetën një prej pilotëve dhe një polic, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spitalin e Katmandusë.

WireAP_94581cc95e454733ab61d8ad815ad05d_16x9_992.jpg

Të dyja janë kompani private ajrore që kujdesem për turistët në zonat e largëta të Nepalit. Pas rrëzimit, autoritetet pezulluan shërbime në aeroportin Tenzing Hillary në Lukla, portë për në malin Everest. Aeroporti shpesh quhet si më i rrezikshmi në botë për shkak të pistës së shkurtër dhe qasjes së vështirë.