Autori i masakrës shfaqet me komente në FB: “Ç’më keni çarë ….”

Autori i masakrës shfaqet me komente në FB: “Ç’më keni çarë ….”

587
0

Ndërsa më shume se 100 punonjës policie kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga autorin e dyshyar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës,  vetë 24-vjeçarin Ritvan Zykaj është shfaqur në FB jo më larg se 18 minuta më parë. Ai ka komentuar në murin e tij, ku qytetarë të ndryshëm mbanin qëndrim për krimin makabër të kryer prej tij. Aspak i penduar, duke përdorur një fjalor banal e madje edhe një ikonë të qeshur, Zykaj duket i pashqetësuar nga kërkimet e policisë. “Ndërkohë që hetuesit vijonë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime. Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje. Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë. Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

 

Shperndaje