Aurela Gaçe reagon mbi albumin e Tunës: Nuk rri dot indiferente

Aurela Gaçe reagon mbi albumin e Tunës: Nuk rri dot indiferente

471
0

Pak ditë më parë Tuna u rikthye në tregun muzikor me albumin e titulluar ‘Fortuna’, i cili ka 7 këngë, 2 prej të cilave ishin bashkëpunime, duke i dhënë kështu fund pritjet së fansave.  Të shumtë ishin fansat që e mirëpritën rikthimin e këngëtares, ndërsa ripostonin këngët e saj në rrjete sociale. Ndër ata që e vlerësuan punën e këngëtares është dhe këngëtarja, Aurela Gaçe. Me anë të një postimi në ‘Instastory’, ajo ka shkruar:n “Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë ‘singëllash’, Tuna zgjodhi të vijë me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti. Vlerësim për punën, kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferent e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”.

 

Tuna zhvilloi koncertin e saj recital në 8 mars në Shkup, por zgjodhi që projektet e reja muzikore ti sillte me videoklip vetëm disa ditë më parë.