Aurela Gaçe jep këtë lajm të hidhur për fansat e saj

Aurela Gaçe jep këtë lajm të hidhur për fansat e saj

441
0

Këngëtarja shqiptare ka vendosur të mos marr më pjesë në festivale muzikore.

 

E ftuara e fundit në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka qenë këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, shkruan lajmi.net.

 

Gjatë emisionit këngëtarja ka folur lidhur me planet e saj rreth muzikës.

 

Në një pyetje të parashtruar nga një fëmijë se a do të marrë pjesë në festivale, Gaçe përgjigjet “Më ka dalë nami kot se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua , do të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment në jetën time që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit sepse është emocion shumë i keq dhe nuk më le të kënaqem me skenën” përfundoi këngëtarja.