Një atentat me tritol ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Kamzës.
Automjeti në pronësi të shtetasit me inicialet Gj. M., ka shpërthyer në momentin që ky i fundit ka shtypur pultin e çelësit për të hapur makinën. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi në fjalë, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.