“Asnjëherë s’ke bërë seks? Të laj e të lyej, jam i 99-ave”,...

“Asnjëherë s’ke bërë seks? Të laj e të lyej, jam i 99-ave”, reagon policia pas denoncimit të nxënëses për mësuesin

454
0

Pas denoncimit te bere nga një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, per ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego, reagon policia.mesuesi fier

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier”- ben me dije policia.

Sipas njoftimit te bere sot, policia thekson se “Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, ku profesori ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.