Askush nuk do të dojë t’ju puthë me buzë të çara

Askush nuk do të dojë t’ju puthë me buzë të çara

537
0

Home-Remedies-for-Dry-and-Chapped-Lips-780x439

Buzët e plasaritura apo të çara janë një problem i zakonshëm, i cili përveçse i dhimbshëm është edhe jo fort estetik.

Disa nga arsyet e çarjes së buzëve, janë mosmarrja e vitaminave, reaksionet alergjike, duhanpirja, lëpirja e buzëve apo ekspozimi ndaj diellit. Simptomat kryesore janë tharja e buzëve, skuqja, plasaritja etj., transmeton Telegrafi.

Për të përmirësuar gjendjen e buzëve kur ju janë plasaritur, përdorni:

Sheqer
– Përzieni 2 lugë sheqer me 1 lugë mjaltë. Aplikoni masën e krijuar në buzë e lëreni për disa minuta.
– Përdorni gishtat për ta fërkuar masën butësisht në buzë për të larguar qelizat e vdekura.
– Lajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë
Vetitë kuruese dhe antibakteriale të mjaltit ndihmojnë në shërimin e tyre.
– Thjesht aplikoni mjaltë sipër buzëve disa herë në ditë
– Ose mund të krijoni një masë me mjaltë dhe glicerinë dh eta aplikoni para se të flini e çdo mëngjes.

Petale trëndafili
– Lani disa petale trëndafili dhe i zhysni në një gotë me qumësht për disa orë.
– Shtypini petalet për të krijuar me to një masë të trashë.
– Aplikojeni 2-3 herë në ditë dhe para se të flini.

Vaj kokosi
Në saj të vetive shumë të njohura të vajit të kokosit, ju mund ta aplikoni atë disa herë në ditë pa e përzier me asgjë tjetër. Për një rezultat më të mirë rekomandohet ta përdorni edhe kur nuk keni problem të tilla. Një variant tjetër do të ishte edhe vaji i ullirit.

Aloe Vera
Vetitë kuruese të aloe verës do t’ju ndihmojnë në shërimin e buzëve tuaja dhe largimin e dhimbjeve. Vendosni një sasi të vogël xheli aloe vera mbi buzë. Pavarësisht se ajo ka një shije jo fort të këndshme, rezultatet e saj janë të mahnitshme.

Kastravec
Një zgjidhje tjetër natyrale është kastraveci.
– Ndajeni atë në feta të vogla me të cilat fërkoni butësisht buzët në mënyra që uji I tij të aplikohet në të gjithë sipërfaqen.
– Lëreni për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën më ujë të vakët. /GazetaGobale/