Asambleja Plenare e MNRA, diskutime për aplikimin e rregullave europiane në mediet audiovizive

Shqipëria mori sot presidencën e radhës të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore (MNRA), ndërsa mirëpriti në Tiranë për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të. Në panelet e ditës së dytë të Asamblesë Plenare, folën një sërë diskutantësh për tema që shqetësojnë entet rregullatore si dhe për sfidat e mjedisit mediatik.

Presidenti i ERGA-s, Giacomo Lasorrela u ndal në fjalën e tij tek ligji për lirinë e mediave në Europë, miratimi i të cilit do të ketë rëndësi shumë të madhe për zbatimin e parimeve të lirisë së medieve, pluralizmin e tyre dhe pavarësinë.

“ERGA, siç e dini të gjithë u themelua në 2013-ën nga KE (Komisioni Europian), dhe ka patur një rol këshillimor për sa i përket aplikimit të rregullave europiane në mediat audiovizive, veçanërisht për aplikimin e direktivës për mediet audiovizuale. Ka patur gjithnjë e më shumë lidhje me ligjin për lirinë e mediave, duke e transformuar atë në kuadër të shërbimeve audiovizuale. Kjo përshtatet me një legjislacion ambicioz dhe inovator që përshtatet me të ardhmen audiovizuale, e cila realizohet në dy hapa, e para me përputhshmërinë e direktivës dhe e dyta për përputhshmërinë dhe të gjithë legjislacionin e shërbimeve dhe tregut digjital. Ligji i shërbimeve digjitale në lidhje me transparencën dhe targetimin e reklamave politike e plotëson kuadrin ligjor të shërbimeve audiovizuale, duke u përshatur me disa rregulla për shërbimet mediatike. Dhe sigurisht, kjo skemë legjislative synon një model europian për rregullimin mediatik dhe përbën një shembull edhe për vendet jashtë Europës, këtu flas dhe për botën, në Amerikë”, tha Lasorrela.

 

Propozimi i komisionit, i cili u dha rreth një vit më parë, nis me njohjen e këtij informacioni dhe për mbrojtjen e pluralizmit mediatik, dhe të pavarësisë së medias nga BE, duke e mbrojtur nga kërcënimet e jashtme.

 

Sipas tij, “shqetësimi ynë kryesor mendoj që është që teksti i miratuar nga komisioni dhe që është miratuar nga mbledhja plenare e parlamentit europian të përmirësohet edhe më tej në bazë të këtij dialogu”.

 

“Jam i sigurtë që presidenca e ardhshme e Armelës dhe Shqipërisë do të japin një mundësi të mirë për këtë gjë. Ne duhet organizojmë shkëmbime të rregullta të informacionit të programit tonë të punës që të kemi rezultate sa më të mira. Madje të gjejmë forma të tjera bashkëpunimi. Unë mendoj që kjo është në përputhje të plotë me frymëzimin e përgjithshëm sipas propozimit të ERGA-s dhe unë mendoj që bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtarë dhe rregullator është i rëndësishëm për të harmonizuar marrëdhëniet mes shteteve anëtare. Duke parë dhe udhëzimet e fundit të UNESCO-s që shkojnë në këtë drejtim dhe sigurisht që do të jenë pjesë e axhendës që ne do të diskutojmë. ERGA mbulon të gjitha pikat që ne do të diskutojmë në kuadër të këtyre udhëzimeve dhe synon një bashkëpunim më të thelluar mes gjithë nesh”, tha ai.

 

Në panelin “Cilësia e gazetarisë dhe verifikimi i fakteve”, Frederic Bokobza zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ARCOm, Francë solli disa elemente për “kontrollin e fakteve”.

 

“Zgjedhjet zhvillohen në qershorin e ardhshëm për parlamentin europian. Koha është e shkurtër. Ende jo të sigurtë për draftin e plotë. Dispozita kryesore mbi të cilat po debatohet është mbrojtja e gazetarëve dhe burimeve të tyre, lidhet me nenin 4…Platformat online janë një tjetër pikë kyçe e diskutimit. Është një hapësirë ku bëhet debat, gjenden informacione dhe po ashtu krijohen opinionet veçanërisht tek të rinjtë. Këtu duhet bërë një luftë ndaj dezinformimit. Duhet një trajtim i veçantë për këto media”, tha ai.

 

Marisa Jimenez Martin nga drejtoria e Facebook në BE, tha se para 4 viteve kemi patur vetëm 2 rregullatorë të mëdhenj, direktiva për të drejtën e autorit dhe direktiva për shërbimet e mediave audiovizuale, por sot kemi një mori rregulloresh.

 

“Presim të tjera të vijnë, që mund të jenë rregullore në nivel politik, kemi rregullore për abuzimin seksual të fëmijëve që shpërndajnë këto lloj përmbajtjesh dhe ligji për shërbimet digjitale. Po ashtu kemi dhe bashkërregullore. Është kodi i praktikës…Është momenti që të amendojmë kodin e praktikës për gjuhën e urrejtjes. Është fillimi i vetërregullores së kësaj platforme… Debati më shumë lidhet me përbajtjen e ofruesve mediatik. Ndaj tabloidet, ofruesit e mediave të tabloideve ofrojnë materiale dhe pyetja është, a quhen ato prodhues shërbimi, dhe a prodhojnë ato materiale sipas kritereve profesionale. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e gazetarisë cilësore”, u shpreh ajo.

 

Paneli “Masat dhe mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve”

 

Në panelin e dytë: Masat dhe mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve, folën Pedro Ruivo, Charis Tsigou e Lukasz Gabler.

 

“Ndarja e informacionit është një superfuqi, nëse ky informacion është në vetvete fuqi. Mbrojtja e publikut, fëmijëve në veçanti, nga përmbajtja e gjuhës së urrejtjes, apo dhunës. Apo dhe përmbajtje të cilat lidhen me shkelje penale. Këto na kërkojnë që përcaktojmë një grup pune jo formal për të bërë një detajim se cilat do të jenë dispozitat ligjore për vendin e origjinës, këto janë kompetenca të reja për të patur një interpretim final të ligjit. E kemi në fakt këtë gjë për përcaktimin e këtyre kritereve. Nga ky grup pune, kemi nxjerr dy shtylla krysore, rasti i blogerëve dhe influencerave, që shfaqen në këto platforma të shfaqjes së videove, këtu duhet një reflektim, dhe pritet të ketë detajime të mëtejshme. Ky grup pune thirret sa herë ka një sfidë, për t’u siguruar që përdoruesit të mbrohen nga përmbajtje të ndryshme, që janë në shkelje, duke nisur nga gjuha e dhunës, urrejtjes dhe akoma më tej, deri tek terrorizmi”, tha Ruivo duke sjellë përvojat në Portugali.

Këshilltari ligjor i NCRTV, Charis Tsigou tregoi eksperiencën e Greqisë me platformat sociale të shpërndarjes së videove. “Jemi të vetëdishëm për efektin e platformave të mëdha. Përmbajtje që shpërndahet në të gjithë botën. Mbi të gjitha ndikon tek publiku, qoftë i ri, ashtu dhe tek i vjetri”, tha ai.

 

“Ne u përpoqëm t’i trajtojmë këto problematika përmes rregulloreve dhe direktivave. Përdoruesit që ngarkojnë përmbajtje, të cilat shihen dhe vërehen nga ndjekësit e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që publikojnë. E dyta për vendin e origjinës, pasi ka platforma të cilat aksesohen në zona të caktuara. Ky parim në fakt e shpërfill realitetin e botës digjitale, në këtë kuptim e kufizon. Platformat e mëdha e shpërndajnë përmbajtjen e tyre në të gjithë vendet anëtare të BE. Ne kemi ndarë mendimin se BE duhet të miratojë direktivën përkatëse, të cilat synojnë audioencën brenda vendit, dhe jo në të gjitha vendet, kjo është trajtuar si problematikë. Kjo nuk është trajtuar si një shqetësim mbi origjinën, por shihet vetëm si e drejtë e autorit, pavarësisht se ku hapet platforma”, u shpreh ai.

 

Lukas Gabler, menaxher i Tik Tok për Europën Qendrore dhe Jugore u ndal veçanërisht tek siguria e të miturve. “Kemi dy objektiva që lidhen me moshën, ndalimin e personave nën 13 vjeç dhe e dyta është aksesi i kufizuar për moshën 14-17 vjeç që të kenë eksperiencë të lidhur me moshën e tyre. Ne nuk propozojmë, apo i japim këshilla përdoruesit për hapësirat mbi moshën apo sa vjeç duhet të jetë personi për të qenë pjesë e aplikacionit, platformës, por duhet të vendosin lirisht datëlindjen dhe nëse bëni gabim, nëse jepni një përgjigje të saktë dhe nëse vërtet mosha e personit është nën 13 vjeç nuk mund të regjistroheni, nuk mund të vendosni një ditëlindje të dytë. Mekanizmi i dytë është integruar si një app +12 vjeç”, tha Gabler.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *