Po, të gjithë e dimë se është shumë e rëndësishme të pimë ujë dhe të qëndrojmë të hidratuar. Trupi i njeriut është më shumë se 70% H2O, dhe së paku duhet të pinë 8 gota ujë në ditë (Ahh, këtë fakt e dimë gabim. Sasia e ujit që duhet të pimë varet nga pesha trupore dhe në këtë link gjeni grafikun) Por, kur është koha më e mirë për të pirë ujë? Shumica prej nesh e bën këtë gjë sa herë ndihen të etur, por duket se ky nuk është i vetmi moment gjatë ditës kur duhet të pimë ujë! Më poshtë gjeni 8 momentet apo rastet më të mira kur duhet të hidratoheni.
- Pini ujë kur zgjoheni
Imagjinoni të përpiqeni të ndizni makinën tuaj në kushtet kur temperaturat janë nën zero e ta vendosni në punë pa pritur që motori të ngrohet. Makina nuk do të funksionojë si duhet e mund t;ju hapë jo pak probleme ! E njëjta gjë ndodh edhe me trupin e njeriut, që i ngjason një motorri që nuk pushon kurrë së punuari. Qelizat kanë nevojë për ujë që të mirëfunksionojnë dhe mëngjesi është momenti më i mirë për të furnizuar trupin me ujë. Dy gota ujë në mëngjes pas zgjimit ndihmojnë per të aktivizuar organet e brendshme,
- Pini ujë 30 minuta para ngrënies
Dietologët e mbajnë këtë si një truk për të mos lejuar veten të konsumoni shumë ushqim, sepse pirja e ujit do t’ju bëjë të ndiheni më pak të uritur. Gjithashtu, përveç ndihmës në humbjen e peshës, do të nxisë funksionimin e duhur të qelizave, e cila, nga ana tjetër, do të përmirësojë tretjen.
- Pini ujë kur jeni të uritur
Nëse jeni të uritur mes vakteve, pini së pari një gotë ujë për të parë nëse jeni të dehidratuar. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se janë të uritur, kur me të vërtetë janë vetëm të etur.
- Pini ujë kur jeni të lodhur
Ndonjëherë ndjeheni kaq të lodhur? Sidomos pasdite? Lodhja shkaktohet nga dehidratimi; prandaj, nëse ndjeheni të lodhur, pini një gotë ujë dhe do të ndjeheni më mirë.
- Pini ujë pas stërvitjes
Pas stërvitjes, mund t’ju duhet të pini shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet që humbët përmes djersitjes. Sasia që do t’ju duhet varet nga shëndeti, pesha dhe nëse ushtroheni në kushte të nxehta ose të lagështa, veçanërisht për periudha të gjata, midis faktorëve të tjerë. Vetëm sigurohuni që të mos pini shumë ujë shumë shpejt, sepse kjo mund të sjellë dhimbje barku.
- Pini ujë, disa minuta para se të shkoni në shtrat
- Pi ujë, kur je i sëmurë
Diarreja, të vjellat,temperatura etj ju bëjnë që të humbni shumë ujë , prandaj është e rëndësishme të hidratoheni kur jeni i sëmurë