Arta Vorpsi sfidoi Metën, reagon Tedi Blushi: Presidenti s’ndalon askënd të betohet...

Arta Vorpsi sfidoi Metën, reagon Tedi Blushi: Presidenti s’ndalon askënd të betohet te noterja apo parukierja

422
0

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese te noterja Miranda Xhemalçe.

Në një postim në Facebook, Blushi deklaron se presidenti nuk mund të ndalojë askënd të betohet tek noterja apo edhe te parukierja siç thotë ai me tone ironike.

“Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruan Blushi.

Vorpsi duhej të betohej te Presidenti, por zgjodhi ta injorojë, pasi ky i fundit emëroi Marsida Xhaferrllarin, e cila është edhe bashkëjetuesja e ish-deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.