Arta Marku kërkon mandatin e plotë

Arta Marku kërkon mandatin e plotë

374
0

Arta Marku do të kërkojë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mandatin e plotë, si Prokurore e Përgjithshme për 7 vitet e ardhshme. Gara për kryeprokurorin hapet të martën e ardhme nga KLP dhë pjesë e saj veç zonjës Marku, do të jenë: Adnand Xholi, Olsian Çela, Besnik Muçi, Enrik Ligori, Ervin Kondili dhe Plarent Ndreca. Por në këtë mbledhje KLP pritet të përcaktojë garën edhe për SPAK. Ana profesionale, dosjet e bujshme dhe stadet e hetimit të tyre, aftësia profesionale në menaxhimin e hetimit, janë disa nga kriteret që duhet të përmbushin 10 anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme të Hetimit, e cila pritet të ngrihet së shpejti. 5 kriteret e posaçme etiko-profesionale janë ato që lidhen me ngritjen në detyrë dhe performaca.