Arrestohet shqiptari në anijen greke, u kap me 5 kile KOKAINË (Çfarë...

Arrestohet shqiptari në anijen greke, u kap me 5 kile KOKAINË (Çfarë rrezikon tani)

374
0

Ilustruese

Një shqiptar është arrestuar në Greqi në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm në një anijë të linjës Blue Star pasi kishte me vete 5 kile kokainë.

Policia sekuestroi gjithashtu shumën e 450 eurove dhe 2 telefona që ishin në pronësi të shqiptarit.

Sipas gazetes greke ΄΄Η Δημοκρατική΄΄ shqiptari që jeton në Athinë u kap ‘mat’ nga kontrolli i ekuipazhit të anijes dhe tashmë pritet që të burgoset deri në 8 vite.

Shqiptari do transportonte kokainën në ishullin Rodos por nuk është bërë e ditur se kush është klienti i tij.

Tashmë shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, do duhet të përballet me drejtësinë greke.