Arrestohet sërish ish e dashura e Noyzit

Arrestohet sërish ish e dashura e Noyzit

526
0

noizykristjana-780x439

Balerina e lokaleve të natës, Kristjana Ibro e njohur ndryshe edhe me emrin Kristjana Saxobeat, e akuzuar nga i dashuri biznesmen për grabitjen e një celulari “iPhone 6 plus” ka thyer urdhrin e arrestit.

Policia njofton se e ka kapur Ibron jashtë banesës mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që vuante masën arrest shtëpie.

Më datë 11 shtator 2016, ora 19:30, në rrugën “Nikolla Lena”, u kap në flagrancë, jashtë ambienteve të banesës së saj, Kristiana Kastriot Ibro, e datëlindjes 4 janar 1998, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Tiranës, në datën datë 02 shtator 2016, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në Shtëpi”, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranë”, ka bërë të ditur Policia e Tiranës.