Arrestohet inspektori i pyjeve në Berat, nën hetim edhe 2 persona të...

Arrestohet inspektori i pyjeve në Berat, nën hetim edhe 2 persona të tjerë

538
0

Një inspektor i Policisë Pyjore ka rënë në pranga në Berat, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës, Prerja e paligjëshme e pyjeve”.

Ndërkaq, policia bën me dije se janë proceduar edhe dy persona të tjerë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve, në bashkëpunim”

Nga Spescialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  D.D, 34 vjeç, banues në Berat, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale ” Shpërdorim i detyrës” dhe “Prerja e paligjëshme e pyjeve”

Policia njofton se filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit: Sh.M, 45 vjeç dhe A.K, 30 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur ” Qafa e Shkozës”, duke transportuar me mjetin tip furgon 3.5 m3 lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjëshme.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.