Arrestohet administratori i firmës që fitoi KONCESIONIN për rrugën Milot-Balldren

Arrestohet administratori i firmës që fitoi KONCESIONIN për rrugën Milot-Balldren

358
0

Gjatë kohës që deputetët e maxhorancës në Parlament po votonin për të rrëzuar 8 dekretet e presidentit Ilir Meta, ndër to edhe ai i koncesionit miliona dollarësh për rrugën Milot-Balldren, policia ka arrestuar administratorin e kompanisë fituese të këtij koncesioni. Bëhet fjalë për Agim Kolën, administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company, arrestimi i të cilit e çon në 17 numrin e biznesmenëve të vënë në pranga për mashtrim me TVSH-në duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 4 milion eurosh. Kola është një emër i njohur, ai është administrator i kompanisë “ANK”, firma që përmes një oferte të pakërkuar arriti të fitojë koncesionin për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren me vlerë rreth 30 milion euro. Opozita ka akuzuar disa herë qeverinë për këtë koncesion, duke e quajtur si një nga aferat më të mëdha korruptive, për shkak të fryrjes së madhe të kostos së ndërtimit.

dfgerg5hghdfgdg4.jpg