Arrestohen 3 të rinj në Elbasan, policia iu gjen drogë në makinë

Arrestohen 3 të rinj në Elbasan, policia iu gjen drogë në makinë

438
0

Mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë tre persona, të cilët u kapën me drogë.

Policia e Elbasanit thotë se ka vënë në pranga Xhenjes Selmanaj, 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër, Albano Tafa, 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier dhe Jetmir Serjani, 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.