Arrestimi një ditë më parë/ Klevis Balliu: Jam dhunuar nga policia

Arrestimi një ditë më parë/ Klevis Balliu: Jam dhunuar nga policia

513
0

 

I arretuar një ditë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6 pas protestës te Astiri, ku u vendos në krahë të banorëve që u përplasën me policinë, për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeminstrit Rama. Balliu madje ka kërkuar kryerjen e një aktekspertimi për dhunën, të realizuar tashmë nga mjekët ligjorë, të cilët edhe kanë përpiluar një raport dhe ia kanë dërguar prokurorisë. Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që nesër ai pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.