Arrestimi i Tahirit, flet Rama: A është i pafajshëm Saimir Tahiri?!

Arrestimi i Tahirit, flet Rama: A është i pafajshëm Saimir Tahiri?!

412
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin parlamentar të PS për të dhënë qendrimin e tij ndaj çështjes në fokusin kryesor politik, çështjes “Tahiri”. Rama foli për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon autorizim për arrestimin, heqjen e imunitetit dhe kontrollin e banesës së Tahirit pas dyshimeve për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

NGA FJALA E RAMES

A është i pafajshëm Saimir Tahiri?! Pas prindërve të tij, unë jam i pari që dua pafajësinë e tij! Ai është njeriu i parë që hyri në selinë e PS me ambije të fortë. Nuk i kam ndërhyrë kurrë në detyrën e vështirë që mori përsipër.