Armina “me kopje” në familjen Berisha?

Armina “me kopje” në familjen Berisha?

568
0

image_89-450x450Armina Mevlani megjithëse është shumë e njohur për publikun duket se nuk rresht së bëri gjëra që të jetë në qendër të vëmendjes. Pas hapjes së dyqanit në zonën e ish bllokut dhe shpalosjes së garderobës së pasur në Instagram, Armina ka lënë gjurmë padyshim edhe për lidhjen me djalin e ish kryeministrit. Fotot dhe videot e saj dhe të Shkëlzenit në rrjete sociale janë pa dyshim shumë të klikuara dhe motiv dashurie për një pjesë të të rinjve. Por Armina nuk mjaftohet me kaq. Së fundmi veç rolit të blogeres ajo ka nisur dhe të dizenjojë veshjet e saj. Jo më larg se dje ajo ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram një fustan të bërë nga ajo vetë, duke zbuluar një tjetër dimension të saj. Atë të stilistes.

Por me ç’duket jo dhe kaq origjinal për familjen Berisha. Vetem 2 muaj më parë, Dasara Malltezi,apo siç njihet ndryshe “supermbesa” ka nisur te publikojë një seri fotosh me veshje te dizenjuara prej saj. E njohur në rrjetet sociale si vajzë me shije të veçanta dhe origjinale, Dasara ka zgjedhur që veç angazhimit në një revistë ndërkombëtare për artin dhe kulturën të shfaqë shijet e saj edhe në dizenjim. Dhe duket një fillim i mirë për studenten e shkëlqyer dhe me shije krejt origjinale ndërsa konkurrenca e sapo nisur brenda familjes tashmë ka dilema të tjera. A po përpiqet Armina t’i ngjajë Dasarës dhe të duket pak ajo?

Vajza që e nisi karrierën si Miss Albania ka kohë që përpiqet të identifikohet me simbolin e modës dhe trendit të brezit të saj. Përpjekje që në mos pak origjinale nuk janë shumë popullore edhe për shkak të vlerës monetare që kanë. Ndërsa me inisiativën e fundit për të dizenjuar veshje, Armina sërish duket ende larg shijeve dhe origjinalitetit të “supermbesës”, ndjekësit e së cilës në rrjetet sociale e vlerësojnë jo vetëm për veshjet e veçanta, por edhe angazhimit të saj serioz në projekte artistike që nuk lidhen thjesht me ekspozimin e bukurisë fizike.