Arkitekti kosovar: Si janë realizuar ndërtimet në Durrës, numri i viktimave mund...

Arkitekti kosovar: Si janë realizuar ndërtimet në Durrës, numri i viktimave mund të shkonte në 4 shifrorë

356
0

Një ditë pas tërmetit tragjik, një grup profesionistësh e inxhinierë nga Kosova u nisën drejt Durrësit e Tiranës, për të ndihmuar në përcaktimin e dëmeve strukturore të godinave të këtyre qyteteve.

Në gjithë këtë organizim ndërveproi edhe ministria e Arsimit e Shqipërisë me kërkese për ekzaminim te 42 shkollave fillore e të mesme në territorin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës e disa vendeve më të prekura nga tërmeti i së martës.

Visar Geci, nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës, përmes një shkrimi në bazë të ekzaminimit që kanë bërë, ka thënë se në bazë të asaj çfarë ka parë – ndërtesa pa kriter që para se të binte tërmeti – shifra e të vdekurve do ta prekte 4 shifrorin.

Ai ka thënë se 80 % e objekteve në Durrës, tashmë janë të pabanueshme apo të shkatërruara plotësisht.

Postimi i plotë:

Shtylla mbajtëse me një objekt në Durrës. Pa armaturë!

Në bazë të asaj çka kom pa si jan’ realizue ndërtimet, kisha mendu që shifrat e të vdekurve kishin me prek’ nr. 4 shifrorë…

TMERR!!!

Shumica e objekteve kan’ qen’ të pabanueshme pa u ba hic tërmeti! Jon rreziku të shemben nga vetvetja! Të “ndërtuara” pa asni kriter hiç!

Kjo asht cmenduri! Kjo punë asht VETVRASJE KOLEKTIVE!

Sipas meje cka kom pa, mendoj që 80% e objekteve në Durrës tashme jan’ të pabanueshme ose vec jan’ shkatrrue.

Logjika: “KURSE MATERJAL, SE TA KOMPENZOJ ME JET’ NJERËZISH”