
Moderatorja shumë e dashur për publikun ka dhënë një lajm të trishtë për fansat e saj.
Në një postim në Instagram, moderatorja lajmëron se këto janë ditët e saj të fundit në Top Channel.
‘Ditet e fundit ne Top, e lodhurpor e lumtur’, shkruan Arbana, duke ngjallur menjëherë reagimet e fansave të saj.
Të shtunën që lamë pas moderatorja deklaroi se këtë javë është episodi i fundit i emisionit ‘Du të të bëj të lumtur’.
Nuk dihet nëse moderatorja po e braktis përgjithmonë Top Channel apo e thotë këtë pasi po përfundon një tjetër sezon të emisionit të saj.
Kujtojmë se dy muaj më parë moderatorja pati një sherr me drejtorin e televizionit Ben Blushi dhe u tha se do të largohet, por pas disa orësh negociata vendosi të vazhdojë të qëndrojë në Top Channel.