Arbana Osmani, Anxhela Martini, Fevziu… në ‘Panairin e Librit’, shpërthen Kastro Zizo:...

Arbana Osmani, Anxhela Martini, Fevziu… në ‘Panairin e Librit’, shpërthen Kastro Zizo: Si ti q*** rrobt muhabetit!

835
0

Panairi i Librit këtë vit solli shumë personazhe të njohur si autorë të librave të tyre, duke filluar nga moderatorja Arbana Osmani, Ornela Vorpsi, Blendi Fevziu, Elia Zaharia, Andi Bejtje e deri tek modelja Angela Martini. Mirëpo, kjo situatë duket që nuk i ka pëlqyer Kastro Zizos, i cili i ka ironizuar përmes një postimin në Instastory. Kastro ka ironizuar prezantimin e këtyre personazheve me botimet përkatëse.

‘Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen…në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhuara nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evuoluar dhe tashmë jemi intelektualë!’, është kjo vetëm një pjesë e shkëputur nga shkrimi i Kastros.

‘Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’! T’fala!’, ka përfunduar këngëtari, duke shprehur kështu qëndrimin e tij lidhur me librat e të famshmëve.

 

Screenshot_8.jpg