Apeli shtyn gjyqin për grupin e Shullazit, zbulohet shkaku

Apeli shtyn gjyqin për grupin e Shullazit, zbulohet shkaku

368
0

Apeli për Krime të Rënda ka vendosur të shtyjë sërish gjyqin ndaj grupit të Emiljano Shullazit. “BalkanWeb”  ka mësuar se shkak për shtyrjen  e gjyqit është bërë mos njoftimi i palës së dëmtuar në veprën penale. Gjithashtu gjyqi  ndaj grupit duhet të nisë nga e para pasi janë ndryshuar edhe gjyqtarët, ndërsa njëri nga anëtarët e grupit, konkretisht Blerim Shullazi, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Nga çështja janë larguar Fehmi Petku dhe Sokol Binaj Gjykata së Krimeve të Rënda dënoi Emijano Shullazin me 14 vite burg. Po ashtu togat e zeza dhanë vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg,  por ky vendim u aplelua.

 

Emiljano Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Kjo është hera e shtatë që shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe anëtarët të tjerë të grupit.

 

Dënimet për grupin:

Emiljano Shullazi 14 vjet, Gilmando Dani 12 vjet burg, Endri Qyqa 10 vjet burg, Endri Zela 10 vjet burg për, Blerim Shullazi 9 vjet burg.