Angli/ Makthi merr fund, gjendet nëna dhe vajza shqiptare

Angli/ Makthi merr fund, gjendet nëna dhe vajza shqiptare

571
0

Lajme të mira vijnë nga Anglia për nënën shqiptare dhe vajzën e saj të vogël vetëm dy vjeç, të cilat ishin ‘zhdukur’ me 2 prill pa lënë asnjë gjurmë.

 

Mediat angleze raportojnë se Sebjana Myzeqari, 24 vjeç dhe foshnja e saj Enisa janë gjetur mbrëmjen e së enjtes, por nuk jepen detaje për mënyrën se si u lokalizuan dhe vendin  ku ishin.

 

 

 

Gjithsesi, siç raporton edhe ‘BBC’ nëna e re së bashku me vajzën janë shëndoshë e mirë dhe  pa probleme për shëndetin e tyre.

 

Gruaja shqiptare shkoi tre vite më parë në Angli, ndërsa u vendos në  Doncaster ku jetonte në një shtëpi me qira. Alarmin për zhdukjen e saj e dha pronari i shtëpisë ku jetonte nëna shqiptare. Më herët autoritetet thanë se janë të shqetësuar për gjendjen e saj, ndërsa tani gjithçka është qetësuar me lokalizimin e tyre.