Anëtarja e kryesisë së PD sulmon Bashën: Që Partia Demokratike të mos...

Anëtarja e kryesisë së PD sulmon Bashën: Që Partia Demokratike të mos jetë lodra e Edi Ramës…

357
0

Nga Endira Bushati

 

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, thotë se tani kanë mbetur vetëm dy rrugë për të shpëtuar Partinë Demokratike nga Lulzim Basha dhe Edi Rama. “Që Partia Demokratike të mos jetë lodra e Edi Ramës… Pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit, vendimi për “ngrirjen” dhe për rizgjedhjen si kryetar i Lulzim Bashës, shumë prej nesh i çuditi jo pak…

I riu i arsimuar në Perëndim, po na shfaqej më shumë sesa lindor… Gjatë takimeve të grupit të anëtarëve të kryesisë e këshillit kombëtar që kishin kërkuar dorëheqjen e tij, me instiktin e avokatit, propozova që procesin e rizgjedhjes së kryetarit ta çonim në gjykatë… Statuti ishte shkelur, gara ishte farsë… Me një gjykatë të paanshme mund të arrinim dhe pezullimin e procesit… Me administrim procesverbalesh, rezultatesh, materialesh filmike ku votohej 3-4 herë, me siguri procesi do të vazhdonte dhe sot… Dikush nga grupi tha që Rama do të ndërhynte pranë gjyqtarit që të humbnim gjyqin. I thashë që mbase, por ama do të bëhej gjatë procesit gjyqësor gjithë transparenca e zgjedhjes… dhe politikisht vetëm Basha do të humbiste… Dikush tjetër tha që nuk shfaqeshim seriozë po ta çonim në gjykatë… Edhe përgjigjja ime që “njerëzit seriozë i drejtohen gjykatës” nuk pati sukses… Sot, jemi këtu: Lulzim Basha është de jure kryetar i Partisë Demokratike! Dhe kur nuk dha dorëheqjen vitin që kaloi, vështirë ta japë tani…. Edhe pse në fakt, tani ai thjesht po ecën kundra kohës… Brenda partisë luan shpesh me teorinë e “faktit të kryer”… Më 28-29 Prill ka Kuvend Kombëtar… Në Kryesi u vendos që të mblidhej Këshilli Kombëtar për të vendosur nëse do të jetë Juvend që thjesht miraton Statutin e ri apo dhe do të zgjedhë organet e larta të reja të partisë…. Mbaroi marsi, dhe Basha nuk e ka thirrur Këshillin Kombëtar… Shumë kohë nuk ka… Por dhe opsione ka pak…në fakt vetëm 2 tani… Ose bëhemi bashkë dhe imponohemi që të zgjidhet kryetar i ri… Ose le ta gëzojë PD-në Basha dhe Rama të gëzojë Bashën dhe PD-në e mbetur… Vjen një pikë, siç thotë populli, kur fjalët e shumta janë fukarallëk…”, shkruan ajo.