“Precedenti”
Po shikoja mbreme debatet televizive rreth ngjarjeve politike te fundit ne Shqiperi. Ngado ta levizje kanalin te godiste nje fjale tipike e propagandes qe me siguri ka dale nga gure-gdhendesit e fjales se kontrolluar. “Precedeti”, “Krijohet precedenti”, “precedent I rrezikshem” per demokracine etj. Dmth djegja e mandateve krijon precedentin…Ne fakt mesa duket kjo fjale sot sherben si tylenol qe repartet e propagandes e ofrojne si qetesues. Pra, nje pjese e analisteve shqetesoheshin per precedentin, qe nje 30% e elektoratit (kjo shifer, pas dyshimeve dhe provave te bera publike eshte e zvogeluar dhe e pabesueshme) I dikton mazhorances, nga ana tjeter te fryre ose te enjtur kryesisht nga dosja 339, fatin e vazhdimit apo nderprerjes se mandatit kushtetues 4 vjecar. Pra sipas analisteve logjikohet se ne demokraci nese fiton mandatin, (pavaresisht si e fiton), gjate 4 viteve mund te besh cfare te duash, te vjedhesh, te plackitesh, te godasesh kundershtaret, te mbjellesh dhe trafikosh droge, te futesh delikuente dhe bandite ne parlament dhe administrate, te shtrengosh dhe falimentosh bizneset, pra me nje fjale te vetme te sundosh dhe ti punosh qindin sovranit, pasi kushtetuta ta jep kete si te drejte, dhe per rrjedhoje kjo na shendoshka deri ne obisitet edhe demokracine.
Ne fakt eshte krejt e kunderta.
Demokracite e zhvilluara ja njohin te drejten votuesve dhe qytetareve te ushtrojne kompetencen e sovranit jo vetem nje here ne 4 vjet, jo vetem sa here qe behet kaps sistemi, por ne cdo minute dhe sekonde brenda mandatit 4 vjecar kur nje mazhorance kapet ne zullum te madh, dhe kur e shef qe eshte kaq e semure rende, saqe mendon te perballet edhe forcerisht me sovranin. Ne demokraci kur lekundet besimi, pavaresisht shifrave dhe numrave, pavaresisht momentit kohor brenda mandatit, zgjedhjet jane gjyqi me i madh, me demokratik, me kushtetues dhe me I drejte per te denuar me vote fajtoret, pavaresisht ne cilen ane te gardhit partiak dhe politik ata ndodhen, aq me teper per te gjetur te drejten dhe per te rikthyer besimin. Analiste te ekraneve, na e shpifet….harrojeni “Precedentin”. Mos u trembni nga zgjedhjet. Zgjedhjet e lira dhe demokratike jane palestra qe mban ne forme demokracine, prandaj duhen bere shpesh.
Nga ana tjeter:
Analiste, mblidhini rrypat, mos e leshoni veten!