Ami një mama shembullore; Ja ç’ben para se ta vendosë Sian në...

Ami një mama shembullore; Ja ç’ben para se ta vendosë Sian në gjumë

488
0

Më 12 mars të vitit të shkuar, Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të dytë e u bekuan me një vajzë. Ami solli në jetë vogëlushen Sia të cilën, në ndryshim nga Joeli, ende nuk e kanë prezantuar. Në një vit e gjysmë kemi parë tek tuk ndonjë foto, por më së shumti, kanë qenë me kurriz kur Sias së vogël i janë dukur vetëm flokët e zinj të dendur.

 

SIA NJË MUAJSHE

Si Ami ashtu dhe Ermali kanë qenë të rezervuar, por si të gjithë dhe ata joshen të publikojnë ndonjë video të këndshme! Para pak ditësh pamë sesi Sia pikturonte xhamat me djathë bebe, e sot Ami vendos të na e nxjerrë paksa më të qetë. Pas orës së lojës, Sia gjendet në krevatin e saj e rrethuar nga librat.

 

 

Në një video të shkurtër Sia shfaqet duke lëvizur në shtrat dhe me aq sa shohim kuptojmë se Ami e vë të voglën në gjumë duke i lexuar. Vetë psikologët kanë listuar përfitimet që kanë të vegjëlit nga leximi i librave që në moshë të herët, e duket se Sia do të rritet për të qenë një vajzë shumë e zgjuar.

 

 

“Natën”-shkruan Ami krahas videos së të voglës, e cila duket shumë aktive megjithëse i ka ardhur orari i gjumit.