Amerika kërkon “kokën” e djalit të Osama bin Laden

Amerika kërkon “kokën” e djalit të Osama bin Laden

430
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një shpërblim monetar prej 1 milion dollarësh për të gjithë personat, që mund të kenë informacion për njërin prej tre djemve të ish-liderit të Al-Qaedas, Osama bin Laden.

Autoritetet amerikane janë vënë në ndjekje të Hamza bin Laden, i cili dyshohet se është një nga liderët e grupit ekstremist që vepron mes kufirit të Afganistanit dhe Pakistanit.

BBC raporton se vitet e fundit, Hamza bin Laden ka publikuar mesazhe audio dhe video duke ftuar që të sulmohen Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore, kjo si hakmarrje për vrasjen e të atit.

Në vitin 2011, forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën të gjejnë dhe të vrasin Osama Bin Laden në Abbottabad në Pakistan. Ai mori përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA në të cilën humbën jetën rreth 3 mijë veta.