Ambasadori Lu: Shpifje! S’kam kërkuar arrestimin e Metës, por Adriatik Llalla rrezikon...

Ambasadori Lu: Shpifje! S’kam kërkuar arrestimin e Metës, por Adriatik Llalla rrezikon burgun

368
0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar sot pas shkrimeve të dalë në media, sipas të cilave, ish-prokurori Adratik Llalla kishte raportuar në Kongresin Amerikan se Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Shkresa në fjalë daton në Maj të vitit 2017 dhe është e publikuar në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Në një reagim për televizionin News 24, ambasadori Lu ka thënë se “letra e Lallës është shpifje dhe njëheresh fyerje për z.Meta”. Sipas tij, gjithçka është gënjeshtër dhe se ai nuk ka kërkuar asnjëhere arrestimin e Ilir Metës. Po kështu ai ka maksimalizuar akuzat ndaj Lallës duke thënë se është nën hetim dhe se rrezikon të shkojë në burg për korrupsion dhe pastrim parash.