Ambasadori italian zbulon dilemën e BE: Zgjedhje pa opozitë, apo shtyrje dhe...

Ambasadori italian zbulon dilemën e BE: Zgjedhje pa opozitë, apo shtyrje dhe ndryshim të sistemit!

492
0

 

Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, ka komentuar gjatë nga qyteti i Shkodrës krizën e rëndë politike në Shqipëri. Sipas diplomatit të lartë kjo situatë po shihet në parlamentin Europian si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënim për çdo zhvillim mbi situatat e fundit ne vendin tonë. Duke folur për çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit Cuttillo, shfaqi dilemën që ka edhe BE, nëse logjike është që të bëhen votime pa opozitën, apo që ato të shtyhen duke ndryshuar edhe ligjin zgjedhor, si dhe Kushtetutën.

“Është e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues. Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, tha ai.

Gjithashtu ambasadori italian në Shqipëri  tha se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen  për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprovojnë çeljen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit. E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte, që nuk kemi pasur kohe ta studionim”.

Cutillo deklaroi hapur edhe se cilët janë vendet në BE që janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë” tha ai.