Ambasada Amerikane apel qytetarëve që kërkojnë vizë

Ambasada Amerikane apel qytetarëve që kërkojnë vizë

330
0

 

Me anë të një postimi në facebook ditën e sotme Ambasada Amerikane ka këshilluar qytetarët shqiptarë që kërkojnë të paisen me viza. Theksohet se edhe nëse keni një vizë për një SHBA nuk mund të qëndroni më shumë se 6 muaj, por aq sa iu përcakton oficeri kosullor.

 

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! “- shkruan Ambasada Amerikane në postimin e saj.