Alvini po kthehet në shtëpi”, Rama jep DETAJE për shpëtimin e 11-vjeçarit 

Alvini po kthehet në shtëpi”, Rama jep DETAJE për shpëtimin e 11-vjeçarit 

324
0

Kryeministri Edi Rama teksa ndan lajmin e mire per shpetimin e 11-vjecarit Alvin Berisha nga kampi ne Siri dhe kthimin e tij ne shtepi, jep detaje nga momentet e dergimit te tij drejt ambasades italiane ne Beirut.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ku poston foton e vogelushit qe shoqerohet ne makine nga ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, Rama ben falenderimet per kryteministrin italian dhe dy organizatat humanitare qe u bene pjese e operacionit te rrezikshem.

Kryeministri thekson se puna nuk mbaron me shpetimin e Alvinit. “Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”- shkruan Rama.

POSTIMI I RAMES 

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…