Alexis Tsipras shkon sot në vizitë historike në Shkup

Alexis Tsipras shkon sot në vizitë historike në Shkup

323
0

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras viziton këtë të martë për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut. Vizita është e para zyrtare pas ndërrimit të emrit të Maqedonisë. Pika kulmore e vizitës së Jorgos Varemenos, nënkryetar i Parlamentit të Greqisë, në Australi ishte mbajtja e një fjalimi në ditën ditën e festës kombëtare me 25 mars, para grekëve që jetojnë në këtë vend. Por fjalimi në Melbourne u ndërpre nga të ashtuquajturit patriotë. Varemenos u quajt “tradhëtar”, sepse “bashkëpartiakët e tij e kanë shitur Maqedoninë”. Ndërsa politikani majtist më pas në një intervistë tha se fjalimin e tij e ka ndërprerë “një grup i vogël fashistësh”. Kjo protestë nuk ishte e vetmja, sepse protesta të ngjashme ka pasur edhe në shumë qytete të Greqisë, pas kompromisit për emrin e Maqedonisë.