Aleatët mbështesin Bashën, pro djegies së mandateve

Aleatët mbështesin Bashën, pro djegies së mandateve

402
0

Pas propozimit të kreut të demokratëve Lulzim Basha për të djegur mandatet, kanë ardhur edhe reagimet e para nga partitë aleate.

 

Monika Kryemadhi është treguar lakonike në mesazhin e saj në Facebook, ku ka shkruar: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!” Në këtë mënyrë Kryemadhi nuk ka dhënë një qëndrim të qartë lidhur me djegien e mandateve, megjithëse duket e vendosur për të vazhduar me betejën opozitare. Vlen për t’u kujtuar se më parë, Monika Kryemadhi e ka kundërshtuar një propozim të ngjashëm, që atë kohë u bë nga Sali Berisha, duke thënë se “mandatet janë fituar me gjak”. LSI ka 18 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Ndërkohë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbështetur hapur propozimin e Lulzim Bashës. Në një status në profilin e Facebook të kësaj partie, shkruhet se: “Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë.”

 

Por mbetet e paqartë se sa deputetë ka realisht PDIU në parlament. Reme Lala dhe Elena Xhina (e cila zëvendësoi pas dorëheqjes Bujar Muçën) kanë deklaruar se votat e tyre do t’i çojnë për Partinë Socialiste. Nuk dihet as qëndrimi i Dritan Bicit, deputetit tjetër të kësaj partie që zëvendësoi Aqif Rakipin pas heqjes së mandatit nga KQZ.