“Albin Kurti e çon Kosovën prap në zgjedhje”, Haradinaj mesazh kreut të...

 “Albin Kurti e çon Kosovën prap në zgjedhje”, Haradinaj mesazh kreut të Vetëvendosjes: Nëse s’ka plan për Qeverinë, të hapë rrugën

363
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë mbrëmjen e sotme se nëse Albin Kurti nuk ka një plan për të krijuar Qeverinë, duhet të hapë rrugën.

 

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Ramush Haradinaj gjatë një intervistë në RTK.

 

I bindur Haradinaj ka thënë se Alib Kurti do ta çojë sërish Kosovën në zgjedhje.

 

“Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegur. Kështu është duke e mbajtur LDK-në edhe tani. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, është shprehur Haradinaj.