Alban Skënderaj tribut nënës së Miriamit: Hodha në vargje dhimbjen e saj

Alban Skënderaj tribut nënës së Miriamit: Hodha në vargje dhimbjen e saj

357
0

Kantautori Alban Skënderaj ka publikuar një material muzikor që për të dhe bashkëshorten e tij, Miriam Cani ka një kuptim të veçantë dhe njëkohësisht shumë të dhimbshëm.

Kënga me titull “Plagë në gjysmëshpirt” vjen si një tribut për nënën e ndjerë të Miriamit, por gjithashtu edhe të Albanit.

Sipas tij kjo këngë është shkruar 10 vite më parë, por Miriami nuk ka mundur kurrë që t’a këndojë prej emocioneve.

Përmes këtyre vargjeve ai ka shkruar dhimbjen që ka përjetuar partnerja e tij pas humbjes së parakohshme të nënës.

“Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemër ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pranvera e duke çelur lulet e para rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzikë me energji pozitive por para se të nis këtë kapitull të ri kam ende një këngë që dua të ndaj me ju. E kam shkruar SAKTËSISHT para 10 vitesh edhe pse ka qëne gjithmonë më shumë e Miriamit se sa e imja si këngë. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit dhe pse përjetimi ishte i fortë edhe për mua. Nënën e saj e kujtoj si një njeri të jashtëzakonshem që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve por c’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun por duhen mbajtur për vete dhe me vete.

U bënë gati 2 vite që unë kam humbur nënën time tashme dhe në momente të veshtira, kur nuk kam mundur dot të gjej asnjë pergjigje, më shumë se kurë ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje. Na mungojne çdo ditë dhe sado koha të kalojë këto plagë nuk do mbyllet kurrë plotësisht. Ne nuk jemi aspak të veçantë, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerëz si të gjithe dhe sipas nesh, misioni më i madh i një artisti është të shkruaj këngë që sado pak i bejne njerezit te mos ndihen vetem, si ne gezimin ashtu edhe ne dhimbjen e tyre.  Ndaj vendosëm këtë këngë dhe këto ndjenja ti ndajmë me ju,”-përfundon Albani në rrjete sociale.