Alarmi/ Ja ushqimet që rrisin rrezikun e kancerit

Alarmi/ Ja ushqimet që rrisin rrezikun e kancerit

620
0

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara ngre në mënyrë të frikshme rrezikun e kancerit. Ekspertët thanë se sëmundja po merr më shumë jetë për shkak të pupullaritet të ushqimeve të gatshme, dritërave me sheqer dhe pijeve me gaz. Produktet vendosin në rrezik në veçanti gratë e moshës së mesme nga kanceri i gjirit, sipas një studimi në British Medical Journal. Ushqimi ‘Ultra-processed’, pra çdo produket që përfshin një procedurë indsutriale, tashmë përbën gjysmën e dietës sonë. Të mbushur me aditivë kimikë, ushqimet e blera nuk kanë ngjashmëri me ushqimet e gatuara në shtëpi. Dhe sa më shumë që njerëzit ti konsumojnë aq më i lartë është rreziku i kancerit të çdo lloji.

Ekspertët besojnë se kjo është për shkak se ushqimet e përpunuara, të cilat përfshijnë mish të paketuar, ëmbëlsirat, qumësht etj., kanë përmbatje të lartë të yndyrës, kripës dhe sheqerit. Ata gjithashtu kanë më pak vitamina dhe fibra që shmangin sëmundjen. Produktet që përdoren për të gatuar ushimet si kimikatet apo aditivët, që kanë si funksion që ti japin shije dhe jetëgjatësi, gjithashtu mendohet se rrisin rrezikun.