Akuzonte Jurgen Kurtin për vrasjen e bashkëshortit, merret në pyetje Vjollca Arapi,...

Akuzonte Jurgen Kurtin për vrasjen e bashkëshortit, merret në pyetje Vjollca Arapi, çfarë tha në polici

365
0

Pas vrasjes së Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, është marrë në pyetje Vjollca Arapi.

Arapi akuzonte Kurtin si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortit të saj pas një konflikti në dyqanin e tij në Durrës , rreth dy vite më parë.

‘Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit, e kisha lënë çështjen në dorë të drejtësisë’, ka deklaruar Vjollca Arapi.

Bashkëshortja e Agim Arapi akuzonte Kurtin, si përgjegjës për vrasjen e burrit të saj dhe kërkonte burgosjen e 26-vjeçarit.