Akuzat e Berishës ndaj Thaçit, Zv.ministri i Mbrojtjes: Hakmarrje ndaj UÇK-së

Akuzat e Berishës ndaj Thaçit, Zv.ministri i Mbrojtjes: Hakmarrje ndaj UÇK-së

485
0

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi thotë se sulmi i ish kryeministrit Sali Berisha ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është hakmarrje ndaj UÇK-së.

 

‘Sulmi i Berishës ndaj Thaçit është hakmarrje ndaj UCK-së. S’ka lidhje me kufijte Kosovë-Serbi’, shkruan Koçi.

 

Dy ditë me parë ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmë në ‘Opinion’ shpjegoi se e quan “argat të Beogradit” për shkak se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Serbia për një dosje në Hagë.

 

‘Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe. Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.