Aktorja pogradecare Marjeta Ljarja (1955)

Aktorja pogradecare Marjeta Ljarja (1955)

2088
0

Marjeta Ljarja (1955). Aktore. Lindi ne Pogradec, me 3 shtator. Pas mbarimit te Institutit te Larte te ARteve*, filloi pune si aktore ne Estraden e Pogradecit*. U martua me aktorin dhe regjisorin e filmit Rikard Ljarja* dhe ne vitin 1979 u emerua me pune ne Teatrin Popullor*. 1995-1997 ishte drejtore e artit ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve.

 

Pas 1997 emigroi ne Greqi dhe ku kthye serish ne vitin 2003. Ka luajtur shume role ne skenen e teatrit, si ne shfaqjet Vizitra e dasmes plake e Durrenmatit, Rikardi III dhe Dy zoterinj nga Verona te Shekspirit, Kambanat e muzgut e Teodor Lacos* etj. Por emrin si aktore me nje talent te dukshem ia dha ekrani, me mbi 15 filma artistike. Luajti kryesisht role protagonistesh.

 

 

Qysh ne vitin 1978 me filmin e pare Ne pyjet me bore ka jete (Diana), dhe po ate vit me filmin Vajzat me kordele te kuqe (Jeta Duro), ajo ra ne sy per profilin interesant: nje loje spontane, e shpenguar, prane gjasave te jetes, ku ndihej motivimi i brendshem i sjelljes se personazheve.

 

 

Me rolin e Zanes te Fillim i veshtire (1986) deshmoi aftesite e saj te shprehura ne menyren e te aktruarit perpara kameres: ishte e natyrshme, e brishte, e besueshme dhe plot thyerje emocionale, duke perballuar me sukses raportet psikologjike delikate si grua e dashuruar, si bashkeshorte dhe si njerke.

 

Me rolin e Margarita Begollit te Rrethi i kujteses (1987), shenon edhe piken kulmire te aktrimit te saj. Ndryshe nga roli i Zanes, ne njemendesimin e rolit te Margarites ndihen fort tonet dramatike e tragjike, perjetimet e thella, tjetersimi i skajshem (deri edhe fizik), duke dhene pasojat shkaterrimtare nga torturat si dhe procesin e riperteritjes se saj.

 

 

Me te dy keto role, M. Ljarja fitoi Kupen e Festivaleve gjegjese te filmit. Nje tjeter rol mbreselenes eshte ai i Nerenxes te Vitet e pritjes (1990), ku aktorja arrin te krijoje nje bashkejetese midis dy kaheve te siperme te parapelqyera prej saj.