Aktorja amerikane shokon ndjekësit me fotografitë e fundit

Aktorja amerikane shokon ndjekësit me fotografitë e fundit

322
0

Aktorja amerikane, Susan Sarandon ka shokuar fansat e saj me publikimin e fotografive të fundit, ku shfaqej me sy të nxirë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë grumbullimit për tubimin e radhës të aktores, në Neë Hampshire, ku përveçse shenjave në fytyrë ka pësuar edhe goditje në tru dhe dalje të kupës së gjurit.

“Pakëz rrëshqitej, tronditje në tru, hundë të thyer dhe gju të dalë nga vendi. Kështu që, siç duket nuk do të mund t’i takoj njerëzit në Neë Hampshire, para së gjithash senatorin Bernie Sanders. Vërtet më vjen keq që do ta humb rastin”, ka shkruajtur aktorja në rrjetin social “Instagram”.

Sarandon është mjaft aktive dhe në politikë. Në vitin e kaluar, ajo ishte në mesin e të arrestuarve para Senatit në Washington gjatë protestës kundër presidentit aktual të ShBA, Donald Trump.