Platforma televizive Netflix, e cila momentalisht është në kulmin e suksesit, ka bërë pjesë të tij disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it dhe bashkë me ta edhe aktorin nga Prishtina, Arbër Mehmeti. Ai luan në serialin “Santa Clarita Diet” së bashku me aktoren e njohur amerikane Drew Barrymore dhe Timothy Olyphant. Vëllai i tij ka publikuar një pjesë nga episodi i parë i filmit, ku shihet Arbri i cili luan rolin e një fermeri serb teksa ushtria planifikon që ta vrasë. Arbër Mehmeti tashmë është një aktor i afirmuar, sepse kjo nuk hera e parë që ai luan në filma të njohur dhe përkrah yjeve të Hollywood-it. Ai ka luajtur role të ndryshme edhe në filmat “The Madness Within”, “Jean Claude Van Johnson”, “Discount Fitness”, “Love of Mass Destruction”, “Empty Space” “Counterpart” etj.
Aktori shqiptar në “Netflix”, përkrah yjeve të Hollywood-it
